U ndanë s’u ndanë. Lidhja mes Albës dhe Albit u komentua shumë herë, sidomos ditët e fundit kur flitet për një ndarje mes tyre.

Por, Alba nuk i ka pritur aspak mirë këto lajme dhe ka vendosur të reagojë publikisht, madje shumë e acaruar.

Në një postim në Instastory, ajo ka publikuar një prej portaleve që shkruan se Hoxha është larguar nga shtëpia e koreografit Albi Nako, pas ndarjes së tyre. Bashkëngjitur postimit, Alba Hoxha shkruan se i është shpifur gjithçka nga këto lajme.

“Boll, boll se ma shpifët. As nuk kam qenë tek shtëpia e koreografit dhe as nuk do jem. Boll spekuluat për ato dreq klikime,”– shkroi balerina.

Dyshja prej kohësh përfliten për një marrëdhënie mes tyre, mirëpo nuk kanë pranuar asgjë publikisht.