Policia e Kamzës njofton sot në 22 gusht se rreth orës 03:00 të mëngjesit, shtetasi Y.T 41 vjeç ka njoftuar në Sallën Operative se në Laknas, në rrugën “Lunxhëria”, ka dëgjuar një zhurmë e ka konstatuar më pas se makina e tij, që ishte parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derë.

Efektivët dyshojnë se një shtetas, ende i paidentifikuar, dyshohet se ka hedhur në drejtim të automjetit një sasi të vogël plasëse, duke shkaktuar dëme të lehta materiale.

Njoftimi i policisë

Kamëz/ Rreth orës 03:00, shtetasi Y. T., rreth 41 vjeç, ka njoftuar Sallën Operative se, në Laknas, në rrugën “Lunxheria”, ka dëgjuar një zhurmë dhe më pas ka konstatuar se automjeti i tij, i cili ishte i parkuar në oborrin e banesës, kishte pësuar dëmtime të lehta në pasqyrë dhe në derën e drejtuesit të automjetit.

Paraprakisht rezulton se një shtetas, ende i paidentifikuar, ka hedhur në drejtim të automjetit, dyshohet, një sasi të vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.