Në ditën e 84-t të protestës, si çdo herë, para Kryeministrisë u mbajtën fjalimet e protestuesve. Këtë herë, momenti i fjalimeve u shoqërua edhe me përplasje në “foltoren” e qytetarëve.
Pas përfundimit të fjalimeve, një prej protestueseve kërkoi të merrte sërish fjalën para turmës, edhe pse qytetarët e tjerë po sinjalizonin nisjen e marshimit të përnatshëm me thirrjen: “Nesër më shumë”.
Qytetarja shihet teksa ngjitet në podiumin e improvizuar të protestës, por menjëherë tërhiqet prej një prej protestuesve.
Ajo këmbëngul për të marrë fjalën, ndërsa turma po bëhej gati të shpërndahej.
Në momentin e tensionit, e reja dëgjohet duke thënë: “S’po na lini të flasim” dhe “Çfarë diktature është kjo?!”
Thirrjet e saj, megjithatë, u përzien me jehonën e sloganeve të protestuesve, ndërsa turma vijoi marshimin e saj të përnatshëm.





