Një shtetas ka humbur jetën në zonën e Kunes, në Shëngjin.
I riu është gjetur pa shenja jete në det. Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse i riu është mbytur apo ka pësuar arrest kardiak, gjatë qëndrimit në det.
Trupi i pajetë është transportuar në morgun e Lezhës, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.





