Të paktën 30 persona janë vrarë në një sulm të bandave në një lagje të qytetit haitian Kenscoff, rreth 20 kilometra nga kryeqyteti Port-au-Prince.

Lajmin e bëri të ditur për ‘Reuters’ kryebashkiaku i Kenscoff, Jean Massillon.

Zona është përballur me sulme të vazhdueshme nga bandat kriminale gjatë dy viteve të fundit. Organizatat për të drejtat e njeriut kanë raportuar më herët për masakra, përdhunime dhe rrëmbime në rajon.

Dhuna e përshkallëzuar ka detyruar mijëra banorë të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërsa situata e sigurisë në Haiti vijon të mbetet kritike.