Donald Trump po e përshkallëzon retorikën e tij kundër Kanadasë. Pas njoftimeve të djeshme për tarifat mbi makinat dhe çelikun, presidenti amerikan pohoi se qeveria e tij po shqyrton ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, pasi bashkëpunimi me Kanadanë nuk pritet të vazhdojë.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, në një postim në rrjetet sociale, presidenti amerikan është shprehur se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë seriozisht ndryshimin e emrit të Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, pasi nuk presin më të bashkëpunojmë në një masë të madhe me Ontarion.





