Rafael Leao me shumë gjasa do të jetë sulmuesi më i ri i Aston Vilës. Negociatat me Milanin po zhvillohen, ndërsa vetë portugezi është i hapur për këtë lëvizje që mund të kushtojë deri në 50 milionë euro. Leao do të shmangte kështu pagën 12 milionë euro të afruar te Gallatasaraj, por edhe milionat e Arabisë Saudite.
Për 27-vjeçarin do të ishte hera e parë në Angli, ndërsa nga Milani do të largohet pas 7 vitesh. Dëshirën për një aventurë të re e shprehu që pas përfundimit të sezonit të kaluar.
Në javën e parë të Seria A ndërkohë mungoi ndaj Torinos për shkak dëmtimi. Aston Vila u detyrua të futej në merkato pas turpërimit nga Brajton. Këto të fundit fituan 4 me 0 më 23 gusht.





