Qeveria ruse pritet të zgjasë deri në shtator ndalimin e eksporteve të naftës, ndërsa vendi po përballet me mungesa të karburantit në tregun vendas.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, vendimi fillimisht u vendos nga 8 deri më 31 korrik, si pjesë e masave për të mbështetur furnizimin e brendshëm me karburant, ndërsa më pas ndalimi për prodhuesit u zgjat deri më 31 gusht. Mësohet se, zgjatja mund të shkojë edhe deri në fund të vitit. Mungesat e karburantit janë rikthyer në disa rajone të Rusisë gjatë gushtit, ndërsa disa rafineri janë goditur nga sulme të përsëritura me dronë ukrainasë.
Autoritetet ruse po shqyrtojnë mundësinë e përshtatjes së ndalimit në varësi të rritjes së prodhimit dhe rikthimit në punë të rafinerive që kanë përfunduar proceset e riparimit. Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak ka deklaruar se qeveria ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për heqjen e ndalimit, ndërsa ka mohuar ekzistencën e mungesave të naftës në tregun vendas.





