Khloé Kardashian deklaroi përvojën e saj në botën e aktrimit.
Themeluesja e “Good American” ka rrëfyer se mori pjesë në një kurs aktrimi gjatë sezonit të tretë të “Keeping Up With the Kardashians” por nuk aspiron dëshirën për tu bërë aktore ndryshe nga motrat e saj Kim Kardashian dhe Kylie Jenner, të cilat së fundmi janë shfaqur në projekte të rëndësishme.
“Jam fjalë për fjalë e traumatizuar nga e gjithë ajo përvojë”, tha ajo në një intervistë. Pavarësisht se nuk e sheh veten në këtë profesion, Khloé zbuloi se gjatë viteve ka marrë oferta për të marrë pjesë në filma dhe seriale të ndryshme. Ajo tregoi se ka zhvilluar edhe takime me njerëz që kanë dashur ta përfshijnë në seriale.
Khloé theksoi mirënjohjen e saj për interesin që ka marrë, por nuk dëshiron të pranojë një rol vetëm për hir të eksperiencës, nëse nuk është vërtet e apasionuar pas aktrimit.
“Nuk dua të bëj diçka në të cilën nuk mendoj se mund të jap 100 për qind nga vetja. Nuk do të ishte e drejtë për produksionin dhe për të gjithë njerëzit që punojnë jashtëzakonisht shumë”, shpjegoi ajo.





