Një vatër e madhe zjarri është riaktivizuar në malin e Qafë Helmes, në territorin e fshatit Koçaj të Njësisë Administrative Fushë Bulqizë. Mësohet se, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, duke djegur masive të tëra pyjore me ah dhe pisha.
Situata paraqitet kritike dhe mjaft shqetësuese, pasi zjarri po përparon me shpejtësi dhe po i afrohet zonave të banuara të fshatit Koçaj. Për shkak të terrenit të thyer e të vështirë malor, ndërhyrja e mjeteve të zjarrfikëses nga toka është thuajse e pamundur.
Banorët e zonës dhe autoritetet lokale i bëjnë apel urgjent strukturave të emergjencave civile për ndërhyrje të menjëhershme nga ajri, si e singura mundësi për të izoluar flakët, për të parandaluar djegien e mëtejshme të pyjeve dhe për të shmangur rrezikun e drejtpërdrejtë ndaj shtëpive





