Policia e Kosovës ka njoftuar sot më 27 gusht për një rast të rëndë të dhunimit seksual në Burgun e Dubravës në Istog.
Siç raporton Klan Kosova, një burrë ka deklaruar se tre të tjerë, fillimisht e kanë dhunuar fizikisht, ndërsa më pas kanë ushtruar dhunë seksuale.
I lënduari ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi u shpreh se ndaj tre të dsyhuarve kanë nisur hetimet për përdhunim.
“Janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për këtë rast”, ka deklaruar Nikçi.





