Itali-Gjermani, një sfidë që e kemi parë shpesh në futboll, ka hyrë në librin e rekordeve në sportin e volejbollit. Në ndeshjen e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave e vlefshme për FIPAV Cup Men Elite, u regjistrua seti më i gjatë në historinë e këtij sporti, një set që në fund u fitua nga Gjermania.

Rezultati përfundimtar i këtij seti ishte 66-64 në favor të volejbollistëve gjermanë dhe ai u mbyll pas 1 orë e gjysmë lojë.

Në këtë mënyrë sfida e volejbollit mes Italisë dhe Gjermanisë theu rekordin e mëparshëm për setin më të gjatë në botë  që mbahej nga sfida mes Argjentinës dhe Polonisë e zhvilluar më 28 qershor 2026 e mbyllur me rezultatin 50-48 për Argjentinën pas 62 minutash lojë.

Për Italinë kjo ndeshje me Gjermaninë ishte testi i parë në kuadër të përgatitjeve të Kampionatit Evropian të Volejbollit me Të Kaltrit që do ta nisin më 10 shtator me sfidën ndaj Suedisë në Napoli.