Një traget me më shumë se 260 persona në bord është përmbysur të dielën në det, pranë brigjeve të Qipros së Veriut, ndërsa autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit.
Trageti ishte nisur nga porti i Kyrenias, i njohur edhe si Girne, dhe po udhëtonte drejt portit turk të Taşucut, në provincën e Mersinit.
Sipas raportimeve fillestare, trageti filloi të marrë ujë disa kilometra larg bregut dhe më pas u përmbys. Ministri i Transportit i Qipros së Veriut, Erhan Arıklı, konfirmoi se anija ishte përmbysur dhe se ekipet e shpëtimit kishin mbërritur në vendngjarje.
Deri tani nuk janë raportuar viktima, ndërsa operacioni i shpëtimit vijon. Pamjet nga vendngjarja tregojnë persona të pajisur me jelekë shpëtimi në ujë, pranë tragetit të përmbysur.
Në operacion janë angazhuar mjete të rojes bregdetare dhe ekipe të tjera të emergjencës. Ende nuk dihen shkaqet e përmbysjes së tragetit dhe as nëse ka persona të zhdukur.
A major rescue operation is underway after a passenger ferry carrying 270 passengers and crew capsized shortly after leaving northern Cyprus.
— BPI News (@BPINewsOrg) August 30, 2026
The catamaran-style ferry was travelling from Kyrenia, also known as Girne, towards the Turkish port of Taşucu when it began taking on… pic.twitter.com/vaL9yvcNvJ





