Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme edhe gjatë ditës së sotme.

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë kryesisht i kthjellët, ndërsa në zonat kodrinore dhe malore do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht gjatë mesditës dhe orëve të pasdites.

Nuk përjashtohen reshje shiu me intensitet të ulët në zonat malore, të cilat pritet të shfaqen kryesisht gjatë mesditës dhe pasdites.

Po ashti do të ketë prani të lartë të grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.

Në det pritet valëzim do të jetë i forcës 1-3 ballë.

temp1
temp2