Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do të shtyjë deri në shtator Samitin G7 që ishte planifikuar të mbahej në qershor 

Ky vendim është marrë me qëllim që të ftohen edhe liderët e shteteve tjera që nuk janë pjesë e G7-ës.

“Nuk mendoj se përfaqëson në mënyrë të duhur atë cfarë po ndodh në botë. Është një grup i vjetër i shteteve”, tha Trump të shtunën.

Grupi G7, mikpritës i të cilit do të jetë SHBA këtë vit, përbëhet nga Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Britania ndërsa Trump tha se Rusia, Koreja e Jugut dhe Australia e India duhet të ftohen.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar ftesën e presidentit amerikan, Donald Trump për të marrë pjesë në samitin e grupit G7, në Shtetet e Bashkuara.

“Marrë parasysh situatën me pandeminë, ajo nuk është pajtuar për pjesëmarrje personale dhe udhëtim drejt Uashingtonit. Ajo natyrisht se do të vazhdojë të vëzhgojë zhvillimet rreth pandemisë”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë gjermane.