Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan lëshoi sulme të reja kundër Izraelit nga Kirgistani, ku ndodhet për Samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
“Si Turqi, ne marrim përgjegjësinë për zgjidhjen e konflikteve përreth nesh përmes dialogut dhe diplomacisë, dhe vazhdojmë të punojmë për paqen, qetësinë dhe stabilitetin në të gjithë botën”, tha presidenti turk kur mori fjalën.
Më pas ai iu referua bashkëpunimit mbrojtës që vendi i tij ka vendosur me Arabinë Saudite dhe Pakistanin, duke thënë se “Aleanca e Mbrojtjes së Mekës, e cila bazohet në sovranitetin rajonal dhe parandalimin kolektiv, do të kontribuojë ndjeshëm në paqen dhe stabilitetin si në rajon ashtu edhe në nivel global”.
Së fundmi, ai sulmoi Izraelin, duke përmendur operacionet e IDF-së në rajonin e gjerë.
“Nuk duhet të harrojmë Gazën dhe Libanin, ku 74,000 njerëz humbën jetën për shkak të sulmeve izraelite. I gjithë rajoni ynë po paguan çmimin për këtë politikë agresive.”





