Disa raste helmimi janë regjistruar prej rreth tre ditësh në Spitalin e Fushë-Arrëzit. Bëhet me dije se qytetarët e prekur nga kjo situatë janë paraqitur në shërbimin e Urgjencës me simptoma të qarta intoksikimi.
Lidhur me këtë situatë, vetë qytetarët e Fushë-Arrëzit kanë bërë me dije se uji i pijshëm mban një erë mjaft të rëndë. Banorët kanë deklaruar për News24 se për këtë situatë, po detyrohen të mbushin ujë në kroje për nevojat e tyre.





