Doja Cat ka ndarë me ndjekësit një periudhë të vështirë të jetës së saj, duke rrëfyer problemet e të kaluarës me kokainën dhe alkoolin. Në një video të publikuar në rrjete sociale këngëtarja tregoi se kishte luftuar me përdorimin e kokainës rreth tetë vite më parë, ndërkohë theksoi se tashmë e ka lënë pas atë periudhë.
“Kam pasur një betejë me kokainën. Duhet të ketë qenë rreth tetë vite më parë. Por kjo tashmë i përket së shkuarës. Falë Zotit”, tha ajo.
Doja Cat citoi se alkooli kishte qenë një problem për të dhe se ndikonte në mënyrën se si përjetonte mendimet negative ndërsa foli gjithashtu edhe për ndikimin e rrjeteve sociale te shëndeti mendor, duke pohuar se kombinimi i tyre me një gjendje të rënduar psikologjike mund të jetë veçanërisht problematik.
“Mendoj se një çrregullim mendor, i kombinuar me rrjetet sociale, mund të bëhet një çështje jashtëzakonisht serioze, të cilën shumë prej nesh nuk e kuptojnë plotësisht”, citoi Doja Cat.
Rrëfimet e saj vijnë disa muaj pasi këngëtarja bëri të ditur se prej vitesh ndjek psikioterapi për të përballuar vështirësitë e saj emocionale.





