Banorët e Fushë-Arrëzit në katër ditë janë paraqitur në spital me shenja helmimi për shkak të ujit të pijshëm të ndodtur.
Pas denoncimit të rastit që uji mbante erë të rëndë dhe autoritetet nuk kishin marrë parasysh ankesat e tyre, Struktura e Shëndetit Publik dhe ato të Higjenës kanë marrë kampione uji që përdoret nga qytetarët për tju nenshtuar analizave laboratorike ndërsa pritet një përgjigje zyrtare.
Në lidhje me rastin ka reaguar edhe Nënkryetari i Bashkisë së Fushë-Arrëzit, Mikel Qafa, i cili ka thënë se Shoqëria Rajonale e Ujësjëllës-Kanalizimeve Shkodër është përgjegjëse për këtë rast. Mungesa e ujit të pijshëm i ka detyruar banorët e fushë-Arrëzit të mbushin ujë në kroje





