Bashkimi Evropian dhe NATO kanë paralajmëruar se do të rrisin presionin ndaj Rusisë, në përgjigje të tentativës e sulmit me dron të mbushur me eksploziv në aeroportin e Leipzigut muajin e kaluar.
, tha presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, një ditë pasi Gjermania fajësoi Rusinë për sulmin.
Ajo shtoi se janë të gatshëm t’i përgjigjen pamaturisë së Rusisë sa më shpejt. Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se e gjithë aleanca, që përfshin SHBA-në, qëndron “në solidaritet të plotë me Gjermaninë”.
Dy të dyshuar janë identifikuar për sulmin në Leipzig, përfshirë një bjellorus me pasaportë ruse që hyri me vizë turistike, dhe një tjetër me pasaporta letoneze dhe ruse që shkoi me aeroplan në Berlin dhe u largua me avion dy ditë para sulmit të dështuar.
Një ditë më parë, qeveria gjermane tha se hetimet e policisë dhe gjetjet e inteligjencës kishin vërtetuar se Rusia ishte pas incidentit.
Berlini deklaroi se të mbyllë konsullatën ruse në Bon, si dhe institucionin kulturor Shtëpia Ruse, e cila dyshohet se vepron si një mjet propagande për Kremlinin.





