Nesër në orën 10:00 protestuesit kanë njoftuar se do të jenë tek Gjykata e Tiranës, nga ku do të jepen masat e sigurisë për 14 të arrestuarit. Këta të fundit u vunë në pranga dy dite më pare për shkak të konfrontime fizike me policinë.
Gjatë protestës, policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit. Në zonë ishin dislokuar forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së.
Pas përplasjeve, u shoqërua në polici edhe një nga organizatorët e protestës, Dritan Goxhaj.
Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i Edi Ramës nga detyra.





