Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Radhimës, ku persona të armatosur dyshohet se kanë shkuar në hotelin Regina dhe janë konfliktuar me pronarin e tij Vasil Bedinaj. Sipas të dhënave paraprake, konflikti mësohet se ka nisur për shkak të një toke që është në pronësi të biznesmenëve të Delta Group. 

Në një moment të konfliktit dyshohet se janë përdorur edhe armët. I plagosur ka mbetur edhe Luan Muça, pronar i kompanisë “Delta”. Pas ngjarjes, personat që dyshohet se kanë sulmuar pronarin e hotelit janë larguar me makinë, por gjatë ikjes automjeti i tyre është përmbysur në rrugë.