Gazetari Klodian Tomorri ka ngritur akuza për mbylljen e profileve të personave me numër të lartë ndjekësish, të cilët kanë shprehur mbështetje për protestën. Në një postim në rrjetet sociale, Tomorri ngre dyshime për një përfshirje të mundshme të institucioneve shtetërore, duke përmendur AKSHI-n dhe ADS-në, por thekson se nuk dihet nëse këto struktura kanë pasur rol në mbylljen e profileve.

Gazetari kritikon gjithashtu qeverinë për atë që e konsideron si fokus të tepruar te rrjetet sociale dhe algoritmet, në një kohë kur, çështje si kostoja e jetesës, shëndetësia dhe arsimi nuk marrin të njëjtën vëmendje.

Postimi i Plotë:

Kane filluar te mbyllin profilet e njerezve me shume ndjekes qe mbeshtesin protesten. Thone qe kane mbyllur faqet e shume njerezve. Nuk dihet nese ketu ka dore AKSHI apo ADS. Por sigurisht qe ne nje menyre apo tjeter ka dore qeveria, edhe me strukturat dixhitale hije qe mban. Kjo duhet hetuar. Nese po perdoret fuqia e shtetit per tu mbyllur gojen njerezve, atehere Shqiperia nuk ka me nje qeveri normale, por nje qeveri te fandaksur pas algoritmit.

Kjo nuk eshte cudi. Kryeministri, ministrat dhe gjithe drejtuesit e maxhirances kane vetem nje shqetesim ne komunikimet e tyre publike. Algoritmin. Nuk ka qeveria shqetesim koston e jeteses, shendetesine, arsimin. Halli eshte vetem algoritmi. Merrni komunikimet publike te kryeministrit ne tre muajt e fundit. Nuk e ka permendur asnjehere togefjaleshin kosto e jeteses. Por ka permendur mbi 3 mije here fjalen algoritem. Gjithe qeveria si Don Kishoti me Sanco Pancon. Ata luftonin me mullinjte e eres. Keta luftojne me algoritmin.