Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme edhe gjatë ditës sotme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim, me shpejtësi mesatare 4 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

Ndërkohë, në det pritet valëzim i forcës 1 deri në 3 ballë.