Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator një zjarr ka rënë në Syrin e Kaltër, Bashkia Finiq.

Nga zjarri i ndodhur në hyrje të Syrit të Kaltër janë djegur 4 kioska tregtimi private.

Pas informacionit të rënies së zjarrit ka shkuar në vend 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie së bashku me forca policore.

Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri.

Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qenë masë elektrike.