Situata në vatrën e zjarrit në Frrakull paraqitet aktualisht e qetë, por rreziku për riaktivizimin e flakëve mbetet i pranishëm.

Në pikën ku vijon të jetë i pranishëm zjarri dhe ku është evidentuar tym, kanë nisur të angazhohen 30 trupa të Forcave të Armatosura, të cilët do të operojnë në zonë për kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së flakëve.

Pavarësisht qetësimit të situatës, autoritetet mbeten në gatishmëri për shkak të karakteristikave të terrenit. Zona është e mbuluar me pyll pishe, çka rrit rrezikun e riaktivizimit të vatrave të zjarrit.