Me rimarrjen e kompetencave, ka vijuar me ritëm të lartë puna për pastrimin e Lumit të Tiranës. Brenda pak kohësh është pastruar edhe një tjetër pikë problematike, pranë Urës së Paskuqanit.
Në këtë zonë ishin grumbulluar mbetje të ndryshme, përfshirë mobilje të vjetra, inerte, rroba dhe materiale të tjera, të hedhura në dhe përreth lumit.
Zona ishte pastruar edhe më herët, por mbetjet ishin rikthyer sërish, kryesisht si pasojë e hedhjes së tyre nga zona pranë tregut rom.
Ndërhyrja e fundit ka përfunduar dhe zona është pastruar nga mbetjet e grumbulluara.





