Kreu i ekzekutivit ka pritur sot në zyrën e tij ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa.

Edi Rama i ka uruar asaj Mirëseardhjen në Tiranë, teksa merr detyrën e re.

“Mirëseardhja në Tiranë e ambasadores së re të Bashkimit Europian, Sofia Moreira de Sousa”, shkruan Rama krahas fotos së postuar.

Sofia Moreira de Sousa zëvendëson kështu Silvio Gonzato, pasi këtij të fundit i përfundoi mandati.