Hungaria dëboi 10 diplomatë rusë, duke thënë se ata kishin vepruar në mënyra të papajtueshme me statusin e tyre diplomatik.

Ministrja e Jashtme Hungareze Anita Orban tha se diplomatët u dëbuan pasi “ishin të angazhuar në aktivitete në Hungari që janë të papranueshme për detyrën e tyre, sipas Konventës së Vjenës”.

Në deklaratë theksohej se ky vendim nuk nënkupton ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Rusinë.

“Hungaria synon të vazhdojë dialogun e nevojshëm”, tha ministrja.

Kryeministri i ri Peter Magyar dhe qeveria e tij e qendrës së djathtë e kanë berë të qartë vazhdimisht se aleancat kryesore të Hungarisë janë Bashkimi Evropian dhe NATO.

Agjencia e lajmeve Interfax raportoi se Ministria e Jashtme e Rusisë tha se do të hakmerrej dhe përgjigja e saj do të ishte e dhimbshme për Hungarinë.

Pasi Rusia pushtoi Ukrainën, shumë vende evropiane dëbuan dhjetëra diplomatë rusë, ndërsa Hungaria, nën drejtimin e Viktor Orban, nuk dëboi asnjë.

Orban kishte mbajtur lidhje të ngushta me Presidentin rus Vladimir Putin edhe pasi Rusia filloi luftën ndaj Ukrainës në shkurt 2022.