Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Trojas në Belsh, ku një elektricist ndërroi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, teksa shtetasi Klajdi Zekthi 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se po kryente punime për riparimin e një linje elektrike.
Gjatë punimeve 32-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Belsh/Informacion paraprak
Rreth orës 09:30, në fshatin Trojas, shtetasi K. Z., 32 vjeç, elektricist i OSHEE-së, dyshohet se, gjatë kryerjes së punimeve për riparimin e linjës elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë, shtetasi K. Z. ka humbur jetën.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.





