Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Vlorë për një takim me qytetarët dhe me strukturat në kuadër të Reformës Territoriale, është pritur me protesta nga disa qytetarë.

Policia ka shoqëruar në polici katër persona, të cilët po prisnin përfundimin e takimit të kryeministrit në Pallatin e Kulturës për të protestuar.

Njëri prej të shoqëruarve është Baki Goxhaj, një nga organizatorët e protestës.