Ministria e Mbrojtjes njofton se gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e vendit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, prej të cilave 28 janë shuar plotësisht, 3 mbeten nën mbikëqyrje dhe vetëm 1 vatër vijon aktive.

E vetmja vatër aktive mbetet ajo në fshatin Gallatë, njësia administrative Milot, Bashkia Kurbin, e ardhur nga territori i Bashkisë Mat. Terreni i vështirë pengon operimin e mjeteve, por nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Në operacionet për përballimin e zjarreve janë angazhuar 426 forca operacionale vendore dhe lokale dhe 30 automjete zjarrfikëse. Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 92 efektivë, 10 mjete, 1 dron dhe 1 autoambulancë.