Protestuesit kanë përfunduar fjalimet përpara Kryeministrisë, dhe kanë nisur që të rrethojnë godinën në shenjë revolte ndaj qeverisë së Edi Ramës.
Në shesh, në ditën e 105-të të revoltës, iu bashkuan mijëra emigrantë që jetojnë në diasporë, të cilët patën mundësinë e fjalës, ndërsa artikuluan sërish kërkesën e të gjithëve se kryeministri Rama duhet të dorëhiqet.
Ata bënë thirrje edhe për të përshkallëzuar protestën. Emigrantë nga diaspora thanë se duhet të qëndrojnë para Kryeministrisë, ndërsa të tjerë artikuluan edhe nevojën për të bllokuar rrugët e vendit.





