Kosova ka shënuar përsëri shifra të ulëta përsa i përket të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë konfirmuar katër raste të reja me COVID-19.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan. Po ashtu mësohet se sot janë shëruar 19 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 820 raste.
Gjithsej në Kosovë regjistrohen 1.052 raste, me gjithsej 30 viktima, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.





