Presidenti Bajram Begaj ka uruar nxënësit dhe mësuesit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor.
Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Begaj uroi veçanërisht nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, duke iu dëshiruar një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur.
Presidenti theksoi rëndësinë e shkollës jo vetëm si një vend ku merret dije, por edhe si hapësirë ku të rinjtë përgatiten për të marrë përgjegjësi, njohin historinë, kulturën dhe vlerat e vendit të tyre.
Një urim të veçantë Begaj e adresoi edhe për mësuesit, duke vlerësuar përkushtimin, durimin dhe punën e tyre në edukimin e brezave të rinj.
“Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja!”, u shpreh Presidenti në mesazhin e tij.





