Deputetja socialiste Aulona Bylykbashi ka bërë disa gafa të njëpasnjëshme gjatë diskutimit për pagat e magjistratëve. Gjatë diskutimit në Komisonin e Ligjeve në lidhje me pagat e magjistratëve, Bylykbashi i ka quajtur ata si “magjistarë”, ndërkohë që kur i kanë tërhequr vëmendjen për gabimin që bëri e quajti atë “laps” në vend të lapsus. 

“Sipas përllogaritjeve tona, paga bruto e një magjistari të shkallës së parë do të arrijë. Magjistrati. Ndjesë se është laps. Edhe njëherë. Magjistrati. Mos e bëni kaq të madhe një lapsus”, tha Bylykbashi.