Një aksident rrugor është regjistruar të martën pranë kryqëzimit të Gocajve, në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 2 automjete, ndërsa si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur tre persona.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.





