Një 37-vjeçar shqiptar dhe një 32-vjeçar austriak janë arrestuar në Vjenë, pasi dyshohen për përfshirje në shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, operacioni u zhvillua në zonën Leopoldstadt, ku policia kishte vënë nën vëzhgim shqiptarin pas sjelljes së dyshimtë. Gjatë një takimi me 32-vjeçarin, ai vendosi një çantë shpine në automjetin e tij, ku efektivët gjetën më shumë se një kilogram kanabis.
Hetimet vijuan me kontrolle në dy apartamente, ku policia sekuestrroi rreth 17 kilogramë marihuanë, 1.5 kilogramë kokainë dhe rreth 60 gramë Crystal Meth. Gjithashtu u gjetën telefona celularë dhe rreth 160 euro cash. Të dy personat u arrestuan dhe hetimet vijojnë për të përcaktuar rolin e tyre dhe nëse në aktivitetin e dyshuar janë përfshirë edhe persona të tjerë.





