Kryeministri Rama ka reaguar pas vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
“Marre”, thotë Rama në Facebook.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas Gjykatës, Thaçi u mbajt penalisht përgjegjës për krime që përfshijnë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm, të kryera gjatë luftës në Kosovë.
Jakup Krasniqi u shpall fajtor për krime lufte dhe u dënua me 25 vjet burg, përfshirë ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme.
Ndërsa Kadri Veseli është dënuar me 18 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Trupi gjykues e shpalli Veselin fajtor për krime lufte, përfshirë ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.
Ndërkohë, Rexhep Selimi është dënuar me 13 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Sipas trupit gjykues, Selimi u gjet fajtor për krime lufte, përfshirë trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.





