Aeroporti i Luksemburgut pezulloi rifilloi operacionet e fluturimeve të shtunën në mëngjes, pasi u mbyll përkohësisht pas shikimit të dronëve të paautorizuar.
Kryeministri Luc Frieden u shpreh se autoritetet po i merrnin incidentet “shumë seriozisht”, por nuk kishin informacion mbi origjinën e tyre.
ADVERTISING
“Nuk mendoj se ka ndonjë arsye për panik, por duhet ta marrim situatën seriozisht”, tha Frieden pas një takimi të njësisë koordinuese të qeverisë.
Frieden tha se dronë të mëdhenj ishin vërejtur mbi Luksemburg ditët e fundit, me praninë e tyre pranë aeroportit gjatë natës nga e premtja deri të shtunën duke shkaktuar një pezullim të përkohshëm të operacioneve sipas procedurave të sigurisë. Sipas qeverisë, asnjë dron nuk është kapur ose neutralizuar.
Ministri i Brendshëm, Leon Gloden tha se policia ishte përpjekur të zbulonte dronët duke përdorur burimet e veta pasi kishte marrë raportime nga publiku.
Frieden tha gjithashtu se ishte shumë herët për t’ia atribuuar aktivitetin e dronëve Rusisë ose ndonjë aktori tjetër. Qeveria ka qenë në kontakt me vendet fqinje, aleatët dhe NATO-n në lidhje me incidentet.





