Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të diele në Sarandë.
Raportohet për vrasje me armë zjarri në qytetin bregdetar, ndërkohë që është plagosur edhe një kalimtar.
Viktimë ka mbetur 42-vjeçari Artan Myrtaj.
Autorë dyshohen të jenë dy persona të cilët kanë qenë me skafandër dhe motor. Ngjarja ka ndodhur tek ish-agjencia e vjetër e qytetit të Sarandës.





