44-vjeçari Artan Murtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë.
Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 44 vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”.
Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës.
Viktima 44-vjeçar që u vra me armë zjarri në Sarandë njihej si “Tani Ruzhdiut”. Ai ishte me precedentë të shumtë penalë, i përfshirë një një plagosje një vit më parë.
I plagosur edhe një kalimtar rasti, Xhevdet Skëndaj, i cili po priste për punë dhe e ka kapur plumbi rikoshetë. Atentati në qendër të Sarandës nga dy persona të maskuar të hipur mbi një motor.
Murtaj rezulton i përfshirë në ngjarjen e 17 korrikut 2025 në lagjen nr.4 Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj nga Kamza.
Autor i plagosjes ishte Ramadan Zoto 44 vjeç, ndërkohë që Artan Murtaj, Klaus Jaçaj dhe Erjon Canaj e ndihmuan atë në ngjarje dhe gjatë arratisjes.
Pas kësaj ngjarje, në Sarandë nisi një sagë hakmarrje, ku u vra me tritol babai i Klaus Jaçaj, Isuf Jacaj, ndërkohë që pati edhe një rast shkatërrimi prone të Ramadan Zotos.
Aktualisht në burg për plagosjen e Lamës dhe Hajdaraj është Ramadan Zoto, ndërsa Artan Murtaj dhe Klaus Jaçaj, të cilën u akuzuan për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar para pak kohësh. Në kërkim mbetet vetëm Erjon Canaj.
Artan Murtaj gjithashtu njihet si përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar më parë për “vjedhje”.





