Napoli u ndal në barazimin 1-1 nga Fiorentina në “Artemio Franchi”, në javën e pestë të Serisë A.

Fiorentina e nisi shumë mirë dhe goditi goditur dy herë traversën në minutat 17 dhe 19, fillimisht me Arthur Atta dhe më pas me Nicolo Fagioli.

Billy Gilmour kaloi Napolin në avantazh në minutën e 22-të, duke shënuar me një goditje fluturimthi pas krosimit të Matteo Politano.

Në minutën e 51-të, Alex Jimenez barazoi shifrat, pasi goditja e tij nga distanca u devijua nga Rafa Marin dhe përfundoi në rrjetë.

Më pas, të dyja skuadrat patën mundësi për gol, ndërsa Milinkovic-Savic dhe de Gea bënë ndërhyrje të rëndësishme.

Në fund, Napoli mori një pikë dhe shkoi në kuotën e 7 pikëve, ndërsa Fiorentina arriti në 4 pikë pas pesë javësh.

Napoli mbetet në pjesën e poshtme të renditjes, gjashtë pikë larg kreut, ndërsa Fiorentina vazhdon të kërkojë fitoren e parë në shtëpi në kampionat.