Pas mbledhjes në sheshin “Skënderbej”, qytetarët nisën protestën e 113-të në Tiranë kundër qeverisë duke marshuar drejt Kryeministrisë.

Me thirrjet “Poshtë narkoshteti”, “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria” protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Dorëheqje, dorëheqje” dhe “poshtë Edi Rama” janë disa prej thirrjeve të tjera që protestuesve bërtasin në kor.