DASHI
Nga e mërkura, 23 shtator, rrezikoni të bëheni disi kundërshtues dhe të reagoni vetëm nga impulsi i momentit. Përpiquni të mendoheni mirë përpara se të veproni. Tregohuni të kujdesshëm me shëndetin, familjen dhe martesën, pa e tepruar me reagimet. Njerëzit që ju duan do të përpiqen t’ju frenojnë: dëgjojini, edhe nëse këshillat e tyre mund t’ju zemërojnë.
DEMI
Dashuria është e pranishme në jetën tuaj, por ndoshta tani dëshironi diçka më intensive dhe emocione të reja për të përjetuar. Megjithatë, mos lejoni që kjo t’ju shpërqendrojë shumë, sepse edhe puna kërkon vëmendjen tuaj. Po vijnë kontakte dhe kontrata të reja që mund t’ju ndihmojnë të zgjidhni përfundimisht një situatë që ju ka shqetësuar.
BINJAKËT
Më në fund po zbutet tensioni që ju ka lodhur gjatë javëve të fundit. Kjo do të sjellë më shumë qetësi si në aspektin emocional, ashtu edhe në jetën praktike. Ata që kanë prirje artistike do të jenë veçanërisht të frymëzuar dhe do të kenë një dëshirë të madhe për të punuar, krijuar dhe shprehur talentin e tyre.
GAFORRJA
Vjeshta mbërrin zyrtarisht të mërkurën ndaj është momenti të përgatiteni për stinën e re duke sistemuar shtëpinë, garderobën dhe duke i kushtuar më shumë vëmendje pamjes suaj. Mund t’i lejoni vetes edhe të shpenzoni pak më shumë se zakonisht. Ndërkohë, dashuria do t’ju dhurojë kënaqësi dhe emocione të bukura.
LUANI
Ju do të jeni “mbretërit e zemrave” të zodiakut, ndër më të admiruarit dhe më të lakmuarit. Beqarët që janë në kërkim të personit të duhur mund të hidhen pa frikë në veprim. Të mërkurën, më 23 shtator, mbërrin ekuinoksi i vjeshtës, i cili hap një periudhë të favorshme për udhëtimet e punës dhe kontratat. Përpiquni të mbyllni marrëveshjet e rëndësishme brenda fundit të shtatorit.
VIRGJËRESHA
Mund të ketë disa tensione të vogla në shtëpi. Duroni edhe pak, deri më 22 shtator, sepse më pas atmosfera rreth jush do të bëhet më e qetë dhe më harmonike. Organizoni diçka romantike për të forcuar një lidhje të nisur së fundmi. Është gjithashtu momenti të sqaroni çdo çështje që lidhet me paratë e përbashkëta me partnerin ose familjarët.
PESHORJA
Po përgatiteni për sezonin e ditëlindjes suaj, i cili nis mes të martës, 22 shtator, dhe të mërkurës, 23 shtator. Ju pret një periudhë bujare, gjatë së cilës duhet të kuptoni më mirë se kush jeni dhe ku dëshironi të arrini, edhe në dashuri. Dikush prej jush mund të fillojë madje të tundohet nga ideja e martesës.
AKREPI
Do të gjendeni përballë një propozimi interesant që lidhet me biznesin ose investimet, por ende mund të keni dyshime dhe të hezitoni. Ndonjëherë duhet të guxoni për të mos humbur mundësitë që ju paraqiten. Ndërkohë, yjet ju bëjnë më tërheqës se kurrë, ndaj përfitoni nga kjo periudhë.
SHIGJETARI
Rrezikoni të shpërndani energjitë duke u marrë me shumë gjëra njëkohësisht. Talenti nuk ju mungon, por përqendrimi mund të jetë pika juaj e dobët. Nga e mërkura do të keni mundësi të kontaktoni njerëzit e duhur, të cilët mund t’ju ndihmojnë të hapni rrugën drejt suksesit. Përpiquni të tregoheni më diplomatikë, sepse ndonjëherë jeni tepër të drejtpërdrejtë.
BRICJAPI
Po kaloni një periudhë në të cilën shumë gjëra ju duken të paqarta. Ju që zakonisht jeni mësuar të drejtoni situatat dhe njerëzit, këtë herë mund ta keni më të vështirë të kuptoni se çfarë ju leverdis vërtet, si në jetën personale, ashtu edhe në punë. Të mërkurën ekuinoksi i vjeshtës do t’ju vendosë përballë një prove të rëndësishme. Do të jetë momenti për të treguar nëse dini ta ruani dhe ta forconi pozicionin që keni fituar.
UJORI
Nuk e duroni më paqartësinë që ju rrethon. Dëshironi më shumë qartësi dhe ndoshta edhe një lajm që t’ju çlirojë nga një situatë e rënduar, por për momentin ky lajm ende nuk po vjen. Përqendrohuni te gjërat që ju bëjnë të ndiheni mirë. Mjaft humbët kohë me premtime të pambajtura dhe situata që vazhdojnë të mbeten të paqarta.
PESHQIT
Edhe për ju është shumë e rëndësishme të kuptoni qartë se çfarë dëshironi vërtet, veçanërisht në marrëdhëniet më të afërta. Të mërkurën, me mbërritjen e ekuinoksit të vjeshtës, do të ndiheni më të lirë për të qenë vetvetja. Do të jeni gati të eksploroni fusha të reja dhe vende që nuk i keni provuar më parë./dritare.net





