Një incident i çuditshëm për njëkohësisht edhe i frikshëm ndodhi në kampionatin tajlandez ku protagonist ishte ish-futbollisti i Anglisë Andros Townsend. 35-vjeçari i cili është pjesë e ekipit të Prachuap po bënte nxehmjen para ndeshjes kundër Pattani-t ku një rrul që kujdeset për mbarëvajtjen e fushës e aksidentoi.
Nga pamjet që janë të frikshme dallohet që këmba e majtë e futbollistit përfundoi nën rrul, ndërsa fatmirësisht lojtarët e tjerë reaguan shpejt duke larguar mjetin. Edhe pse pamjet ishin të frikshme Townsend nuk pësoi asnjë lëndim. Madje në minutat e fundit të sfidës ai hyri në lojë si zëvendësues.





