Me urdhër të GJKKO-së, SPAK po zhvillon sot më 22 shtator kontrolle në banesën e ish-kryepolicit Ilir Proda.

Agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) ka ushtruar kontrolle në banesën e tij dhe kontroll personal për Prodën, por ende nuk bëhen me dije detaje.

Kujtojmë që Ilir Proda u shkarkua nga posti i Kreut të Policisë së Shtetit në mars të këtij viti me motivin se nuk garantoi rendin dhe sigurinë gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike.

Gjatë protestës së opozitës, pati një sulm me molotovë edhe ndaj vilës së Enver Hoxhës, brenda së cilës ndodheshin disa artistë të huaj.

Proda ka qenë në qendër të akuzave të opozitës për lidhje të dyshuara me krimin e organizuar. Partia Demokratike e akuzuar atë për lidhje direkte me Suel Çelën dhe Ergys Agasin, sipas së cilës, e kanë promovuar në kupolën e institucionit.