Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni. 

Mësohet se Hyseni është pezulluar nga detyra.

Vlora Hyseni ka qenë shpeshherë në shënjestër të akuzave të opozitës. Ajo mori zyrtarisht detyrën në prill të vitit 2023, duke u bërë e para grua që udhëheq shërbimin inteligjent shqiptar. Përpara këtij emërimi, ajo ka pasur një karrierë të gjatë në strukturat e sigurisë kombëtare në Kosovë. Pas largimit nga postet në Kosovë, ajo shërbeu për rreth dy vite si këshilltare për sigurinë kombëtare e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Në Kosovë, ajo ka mbajtur postin e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), por sipas raportimeve, ajo u shkarkua nga ky post për arsye që nuk janë bërë të ditura publikisht.