Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha përmendi gjatë fjalës së tij në Kuvend edhe ish zv kryeministren Belinda Balluku, për të cilën tha se ajo ka vjedhur qindra milionë lekë dhe se ka “prodhuar një ushtri Agasësh”.

Sipas Berishës, Vlora Hyseni, ish kryetarja e SHISH është një tjetër “Lubi”, e cila ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me informacione.

Berisha më pas i drejtohet Ulsi Manjës, duke i thënë se të gjithë jeni në dosje të filmuar dhe se edhe atij i ka dalë emri në të.

“Shefi i shërbimit informativ di çdo sekret, dhe aq sa di kryeministri dhe presidenti, i di prej atij ose asaj. Ajo, siç rezulton, e ka pajisur organizatën kriminale të Ergys Agasit me mjetet më të sofistikuara të regjimit. Të gjithë jeni në dosje të filmuar. Ulsi, të ka dalë shumë herë emri. Po nuk je vetëm ti. Nuk je jo, je me plot të tjerë. Ku janë këta Agasët e Ballukut e të tjerë me radhë?”, tha Berisha.