Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë sërish për shkak të tensioneve dhe debateve mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me hetimin ndaj ish kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Teksa ministrja për Marrëdhënien me Parlamentin, Erjona Ismajli do të merrte fjalën në Parlament, Flamur Noka bllokoi Foltoren. Ndërkohë, deputetë të tjerë të Partisë Demokratike i binin tavolinave.
“Zoti Noka iu tërheq vëmnedjen për bllokimin e Foltores dhe pengimin e kolegëve. Ju lutem lirojeni. Zoti Noka ka folur, tani do të flasin edhe të tjerë”, tha kreu i Kuvendit, Niko Peleshi dhe ndërpreu seancën për 5 minuta.





